RRETH NESH

SETA ALU GLASS
Historia jonë

Fillova si emigrant në Shtetin Greqi i punësuar pranë kompanisë BIOSET, ku punonim dhe prodhonim dyer, dritare dhe dopio xham, kangjela, etj në fushën e aluminit. Që prej vitit 1992- 2004 nuk kam rreshtur së punuari dhe trajnuari në këtë fushë. Për punim duro- duroalumin, derisa për shumë vite kam qenë menaxhues në të gjitha sektorët e prodhimit kësaj kompanie. Ku kam punuar siç e theksova deri në vitin 2004, kur vendosa të kthehem në Shqipëri dhe hapa repartin e prodhimit për dyer e dritare në qytetin e Gramshit.

Në po të njejtin vit morëm përsipër menaxhimin e magazinës së Alumil në Elbasan. Njëkohësisht transferuam prodhimin tonë në ambientet e reja në Katund të Ri, ku tani kemi ngritur linjën e përpunimit të xhamave si dopio-xham, xhama sigurie, bombardim, zmusim, bizhutë dhe gabina dushi.Menaxhimi i magazinës së Alumil për qarkun e Elbasanit zgjati deri në vitin 2014, ku që prej asaj kohe ne jemi përkushtuar tërësisht në prodhimet tona.

Gjatë kësaj kohe kemi realizuar me sukses disa projekte të rëndësishme në vendin tonë dhe jashtë. Kompania Seta Aluminium Glass vjen me një eksperiencë disavjeçare operuese në industrinë e përpunimit dhe prodhimit të duraliminit, xhamave dhe aksesorëve shtesë. Fillesat e para të kompanisë datojnë në vitin 1998 ku nisi si një biznes i vogël tregar pa makineri dhe pa shumë punonjës dhe sot është kthyer në një biznes të madh me një gamë të gjërë shërbimesh e me një shtrirje territoriale të ofrimit të tyre në pjesën më të madhe të europës.

Misioni ynë ka mbetur i njejtë që nga dita e parë e krijimit dhe vazhdon deri më sot, “Ofrimi i shërbimeve dhe produkteve në një kohë të shpejtë me një cilësi superiore konform çdo kërkesë të bërë nga klientët tanë”. Çdo veprimtari që kryhet në çdo proces të kompanisë ne bazohemi në tre parime kryesore, cilësi, korrektësi dhe transparencë të plotë. Kjo ka mbetur e pandryshuar dhe e panegociuar për çdo punonjës pjesë e Seta Aluminium Glass për të mbështetur

 vizionin dhe objektivat tona për të qenë simbol i punëve të kryera me sukses me një shërbim me standarte ofruar çdo klienti tonë. Krahas dhe duke u mbështetur në vizionin tonë dhe objektiva të mirëpërcaktuar për të ardhmen ne kemi investuar në teknologji dhe burime njerëzore. Gjatë vitit 2019 ne kemi investuar në makineri moderne dhe që standartizojnë proceset e punës si bizhutier dhe zmusim. Falë këtij investimi në teknologji dhe makineri moderne ne kemi rritur ndjeshëm efektivitetin e prodhimit.

Në të njejtën kohë kemi reduktuar kostot e prodhimit dhe i kemi dhënë vetes mundësinë e përgjigjes në afat për një numër të konsiderueshëm klientësh. Njëkohësisht kompania është në proçes investimi të vazhdueshëm për hulumtimin e tregut për të kuptuar më së miri nevojat në ndryshim të klientëve tanë për të qenë në pararojë të risive. Synimi afatshkurtët dhe afatmesëm i kompanisë është të qenurit faktor në tregun rajonal dhe atë europian.

ke rreth nesh02-setaaluglass.al
ke rreth nesh01-setaaluglass.al
ke rreth nesh03-setaaluglass.al
ke rreth nesh04-setaaluglass.al

TË PËRKUSHTUAR NDAJ JUSHCilësi superiore
Partneritete afatgjata

Për të ofruar një cilësi superiore ne përzgjedhim me kujdes maksimal partnerët tanë. Dhe, sot, jemi krenarë që bashkëpunojmë me kompani lider në fushat e tyre
partneret-setaaluglass.al-alumilalbania
partneret-setaaluglass.al-pespaalumin
partneret-setaaluglass.al-saintgobain
MË SHUMË SE SA MARRËDHËNIE BIZNESI

Për çfarë ne krenohemi?

Në Shqipëri kemi qenë nënkontraktorë të kompanisë Anterdaglass për montimin dhe realizimin e veshjes terrakot tek Tirana East Gate (TEG) ku kemi realizuar një hapësirë prej 4500 metrash katrorë. Gjithashtu fasadën e ambienteve të reja të ROAL ku kemi realizuar një hapësirë prej 3200 metrash katrorë fasadë Alumili M6.
Cilësi
Përkushtim maksimal për ofrimin e produkteve me cilësi superiore
Korrektësi
Përgjigjja dhe plotësimi në kohë e çdo porosie ndaj klientëve tanë
Transparencë
Trajtim transaparent dhe përgjgjeshmëri e njejtë ndaj çdo klienti
Teknologji moderne
Investime të vazhdueshme në futjen e fjalës së fundit të teknologjisë
Burime njerëzore
Të përkushtuar në trajnimin profesional dhe motivimin e çdo punonjësi
Partnerë lider
Marrëdhëni afatgjata dhe suksesi me kompani lider në fusha specifike
bt_bb_section_bottom_section_coverage_image

Konsultohuni për një projekt tuajin

Kompania Seta Aluminium Glass vë në dispozicion eksperiencën disavjeçare për t`ju ofruar zgjidhje dhe ide rreth realizimit të projektit tuaj. Mos hezitoni të na kontakton
https://setaaluglass.al/wp-content/uploads/2019/11/faicon-setaaluglass.al_-1-160x160.png
Vizioni ynë

Misioni ynë ka mbetur i njejtë që nga dita e parë e krijimit dhe vazhdon deri më sot, ”Ofrimi i shërbimeve dhe produkteve në një kohë të shpejtë me një cilësi superiore konform çdo kërkesë të bërë nga klientët tanë”.

Kontakt
Mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pyetje ose informacion.