Fillova si emigrant në Shtetin Greqi i punësuar pranë kompanisë BIOSET, ku punonim dhe prodhonim dyer, dritare dhe dopio xham, kangjela, etj në fushën e aluminit. Që prej vitit 1992- 2004 nuk kam rreshtur së punuari dhe trajnuari në këtë fushë. Për punim duro- duroalumin, derisa për shumë vite kam qenë menaxhues në të gjitha sektorët e prodhimit kësaj kompanie. Ku kam punuar siç e theksova deri në vitin 2004, kur vendosa të kthehem në Shqipëri dhe hapa repartin e prodhimit për dyer e dritare në qytetin e Gramshit.
Në po të njejtin vit morëm përsipër menaxhimin e magazinës së Alumil në Elbasan. Njëkohësisht transferuam prodhimin tonë në ambientet e reja në Katund të Ri, ku tani kemi ngritur linjën e përpunimit të xhamave si dopio-xham, xhama sigurie, bombardim, zmusim, bizhutë dhe gabina dushi.Menaxhimi i magazinës së Alumil për qarkun e Elbasanit zgjati deri në vitin 2014, ku që prej asaj kohe ne jemi përkushtuar tërësisht në prodhimet tona. Gjatë kësaj kohe kemi realizuar me sukses disa projekte të rëndësishme në vendin tonë dhe jashtë.